I dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij në Rusan të Delvinës
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Rusan të Delvinës, ku një banesë është përfshirë nga flakët si pasojë e pakujdesisë së pronarit.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi S. P., 41 vjeç, ka shkaktuar aksidentalisht zjarr në banesën e tij, duke shkaktuar dëme materiale.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimet zjarrfikëse të Delvinës, të cilat parandaluan përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb