Trupi i Ervis Martinajt është parë i ndarë në 6 pjesë. Kështu raporton media A.Post në një shkrim të tyrin ekskluziv. Sipas kësaj mediaje Martinaj është parë i vrarë së bashku me një mikun e tij.
Ai është nxjerrë në pritë nga një mik i afërt, i cili e ka çuar atë në duart e grupit rival.
Sipas kësaj mediaje, Martinaj fshihej në “kështjellën” e tij në Fushë-Kuqe dhe njihej si vendi më i sigurt për familjen Martinaj. Vendi ku ka ndodhur vrasja është në afërsi të Vorës.
Policia ende nuk ka konfirmuar vrasjen e të shumëkërkuarit dhe një nga kokat e grupit kriminal, por ajo që dihet është se Martinaj është shpallur i zhdukur që në 11 gusht. Alarmi për zhdukjen e tij erdhi nga Dubai, nga një mik i 40-vjeçarit, i cili nuk po mundte të lidhej me Ervisin.
Kujtojmë se Ervis Martinaj mori një goditje të madhë pak javë më parë. Atij iu vra kushëriri i parë, vetëm 23 vjeç, Brilant Martinaj dhe pritej që pas kësaj ngjarje kriminale, gjërat të ndryshonin.