Ishte shpallur në kërkim dhe vidhte bagëti nëpër fshatra, prangoset nga Policia
Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën dhe si rezultat lokalizuan dhe ndaluan shtetasin:
🔹 E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Sarandës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, kryer më shumë se një herë, për tentativën e vjedhjes në dy banesa.
Nga hetimet dyshohet se gjatë kohës që ka qenë në kërkim, ky shtetas ka kryer edhe 3 vjedhje të tjera të bagëtive të imta në fshatrat Janjar dhe Zminec.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar në këto vjedhje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.