Saturday, October 10, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Jam avokat, ta nxjerr burrin nga burgu dhe ta sjell në krevat”,...

Jam avokat, ta nxjerr burrin nga burgu dhe ta sjell në krevat”, mashtruesi i merr 12 milionë lekë qytetares

 

Një 54-vjeçar ka rënë në pranga për akuzën e mashtrimit ndaj një shtetaseje. Mendo Kame është arrestuar nga policia së fundmi pasi dyshohet se i ka marrë 12 milionë lekë të vjetër një shtetaseje me pretendimin se është avokat dhe ka forcën të nxjerrë nga burgu bashkëshortin e saj, që vuan dënimin në Drenovë.

Kame ishte banues në Tiranë, teksa materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, ku edhe ka ndodhur mashtrimi. Ai akuzohet pikërisht për këtë vepër penale.

NJOFTIMI I POLICISË: Elbasan/Finalizohet pas një hetimi 3-mujor, operacioni policor i koduar “Manipulimi”, për vënien në pranga të një shtetasi të akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda. I mori një shumë parash, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe do të përfaqësonte çështjen e bashkëshortit të saj, vihet në pranga 54-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet policore të specializuara të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase, se një shtetas i kishte marrë një shumë parash, me anë të mashtrimit, referuan materialet në Prokurorinë e Elbasanit, e cila inicioi një hetim për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Si rezultat i hetimit tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Manipulimi”, u vu në pranga shtetasi M. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1 200 000 lekë të rinj, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. saranda news

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial