Kamarieri 19-vjeçar bie nga kati i dytë në Kep Merli, transportohet drejt Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, ku një kamarier 19-vjeçar dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një resortit Kep Merli.

Uniformat blu bëjnë ëme dije se i riu, Anduel Hoxha është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Ksamil është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil. 19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Please follow and like us:
fb-share-icon