Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të 3 vjedhjeve, shtetasin E. Z., 37 vjeç, banues në Sarandë.
Hetimet tregojnë se ky shtetas është i dyshuar për disa vepra të kryera në ditët e fundit. Më 29 tetor 2024, ai ka vjedhur disa produkte në një supermarket në lagjen nr. 4. Ndërsa më 30 tetor, në rrugën “Abedin Dino”, ai ka vjedhur dy celularë nga automjeti i shtetasit A. Sh.
Një ditë më pas, më 31 tetor, E. Z. është dyshuar se ka vjedhur një çantë krahu nga automjeti i shtetasit S. M.
Pas zbardhjes së rasteve dhe sigurimit të provave, materiali hetimor është dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme ligjore.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb