Kanosi nxënësit e shkollës “Adem Sheme”, Policia dërgon për ndjekje penale 14-vjeçarin

Kanosi nxënësit e shkollës “Adem Sheme”, Policia dërgon për ndjekje penale 14-vjeçarin

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës, për një shtetas të mitur 14 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet u referuan pasi kanë bërë kallëzim disa bashkëmoshatarë të tij, se në shkollën ku studiojnë së bashku, në Sarandë, 14-vjeçari i ka kanosur ata, sipas Policisë, me një objekt plastik (pistoletë lodër).

Materialet iu referuan Prokurorisë, për vlerësim, në bazë të Udhëzimit të Përgjithshëm nr.15, datë 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërkohë ka vijuar edhe sot për të dytën ditë me radhë protesta e prindërve dhe nxënësve në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë.

Protesta zhvillohet për pasigurinë e nxënësve në ambjentet e shkollës.

Ditën e sotme protestës i janë bashkuar edhe klasa të klasa të tjera të shkollës “Adem Sheme”, nxënësit e së cilës e zhvillojnë mësimin në gjimnazin e qytetit.

Burime të Saranda Web informojnë se ndaj mësuesve po ushtrohet presion nga ana e strukturave shtetërore për të mos u bashkuar me protestën dhe u është lënë ultimatum ose bindni nxënësit të hyjnë në mësim ose ikni nga puna.

Please follow and like us:
fb-share-icon