Policia njofton se Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 9”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. Rr., 26 vjeç dhe N. V., 34 vjeç, banues të dy në Borsh.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, rreth 130 doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 celularë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shpërndanin dozat e kokainës, në zonën e Himarës, kryesisht në lokalet e natës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.