Të paktën 67 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar në Igumenicë. Mësohet se dy persona kanë rënë në pranga. Policia ra në gjurmët e një automjeti, ndaj të cilit edhe ushtroi kontroll ku u zbuluan 45 pako me rreth 67 kg marijuanë.
Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas grek të cilit iu sekuestruan edhe 2.2 gram heroinë, 100 euro dhe një telefon. Pronari i mjetit, akuzohet si organizator i transportit. Në banesën e tij u sekuestruan 29.6 gram marijuanë. Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 167 mijë e 450 euro.
Please follow and like us: