SARANDA NEWS

spot_img

Kapet duke transportuar drejt Tiranës 6 klandestinë nga vendet arabe, arrestohet banori i Mursisë

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “Qafa e Hanit”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 50 vjeç, banues në Mursi, Sarandë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Qafa e Hanit”, në aksin rrugor Konispol- Sarandë, duke transportuar me automjetin e tij, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial