Sarandë: Kapet me 207 gramë “të bardhë”, prangoset 28-vjeçari – VIDEO

 

Sekuestrohen 207 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, të mbështetura dhe nga inteligjenca operative, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Nexus”.

 

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në aksin rrugor Skërficë-Sarandë, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij i gjetën 207 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

 

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, dyshohet se e ndante dhe e shiste lëndën narkotike në doza, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.

Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon