Policia Bashkiake Sarandë njofton se ka ka parandaluar në kohë prerjen e një peme shumëvjeçare të llojit “Ekualips” dhe ka kapur në flagrancë autorin e këtij akti të shëmtuar dhe të dënueshëm.

Nga ana Policisë Bashkiake është proceduar me gjobë në masën 20.000 lekë të reja ndërsa nga Ndërmarja e Shërbimeve me akt vlerësim dëmi prej 32.000 lekë të reja.
Njëkohësisht është njoftuar Komisariati i Policisë Sarandë për të kryer procedurat e nevojshme penale, duke referuar edhe materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
Please follow and like us: