Kapet në Lezhë dhe i dorëzohet policisë së Sarandës i kërkuari për pengmarrje dhe plagosje

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për pengmarrje dhe plagosje me mjete të rënda ndaj një personi, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë.

40-vjeçari i identifikuar si Alfred Ndoj, dyshohet se më datë 19.01.2023, në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, të cilët janë arrestuar nga policia e Sarandës, për motive të dobëta kanë mbajtur me forcë në automjet shtetasin me inicialet G. O., e kanë plagosur rëndë me sende të forta dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja në rrugë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Pengmarrja”, të zhvilluar nga Policia e Vlorës, më datë 19.01.2023, si dhe i shkëmbimit të tyre me shërbimet e Policisë së Lezhës, u bë i mundur, në kuadër të operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”, ndalimi i shtetasit Alfred Ndoj, 40 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë i ka caktuar 40-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, të kryera në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon