Këndi i Lojërave në Parkun “Miqësia” – Një hapësirë për fëmijët, por e paaksesueshme për ta
Në një qytet si Saranda, ku hapësirat e dedikuara për fëmijët janë të pakta, Këndi i Lojërave në Parkun “Miqësia” është një nga të vetmet mundësi që të vegjlit të argëtohen dhe të kalojnë kohë cilësore në natyrë. Por, pavarësisht rëndësisë që ka kjo hapësirë për komunitetin, ajo mbetet e paaksesueshme për fëmijët, duke u shndërruar më shumë në një simbol të premtimeve të pambajtura sesa në një vend të gëzueshëm për ta.
Mungesa e pajisjeve të lojërave e bëjnë këtë vend të papërshtatshëm dhe të pasigurt për fëmijët. Prindërit që duan të sjellin fëmijët e tyre për të luajtur përballen me një realitet zhgënjyes, ndërsa institucionet përgjegjëse duket se nuk kanë marrë ende masa për ta bërë këtë hapësirë funksionale.
A duhet të presim më gjatë për një zgjidhje? A do të mbetet ky kënd një dëshmi e neglizhencës institucionale, apo më në fund do të rikthehet në një vend ku fëmijët e Sarandës të mund të luajnë të lirë dhe të sigurt? Banorët e qytetit presin përgjigje dhe mbi të gjitha, veprime konkrete!
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb