Kërcënoi klientin me thikë, Policia habitet: Restoranti ishte pa NIPT, gjobë 3 milionë nga AKU

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin e shpallur në kërkim Alban Çobaj 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij, ku ditën e djeshme ky shtetas kanosi me mjet prerës thikë, disa klientë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ushtronte aktivitetin pa u regjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu, nga specialistët e AKU-së iu vendos masa administrative 300.000 lekë të rinj.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Alban Çobaj, përfundon njoftimi i Policisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon