Kërkuan t`i iknin komunizmit me not, u përkujtuan sot ata që nuk ia dolën dot. Shumica e notarëve nga Anglia

Në nderim të atyre personave që kërkuan ti iknin regjimit të egër komunist me not dhe nuk ia dolën, është organizuar në Kanalin e Korfuzit një aktivitet bamirësie ku morën pjesë 65 notarë nga shumë vende të ndryshme të botës.

E di që tentativa për të kaluar andej ka qenë vetëvrasëse, por ka patur njerëz që e kanë tentuar. Sot falë zotit ka ndryshuar dhe ne sot e kemi si një atraksion sportiv dhe jo si një tentativë për t’u larguar nga vendi,”-u shpreh një nga notarët pjesmarrës.

Shumica e notarëve kishin për këtë aktivitet kishin ardhur enkas nga Anglia.

Unë e kam bërë edhe dy herë të tjera, ndërsa kjo ishte e treta. E bëj me motivim për kauza të tilla sepse është diçka njerëzore. Për më tepër është kënaqësi të notosh këtu,”-u shpreh një notare nga Anglia

Shpresoj që paratë që do mblidhen nga ky aktivitet të shërbëjnë për të mirën e kësaj zone. Gjatë notimit patëm edhe mundësinë të shohim disa pika historike të vendit,”-tha një tjetër notare e ardhur nga Anglia.

Kam ardhur specifikisht për këtë udhëtim. Shumica e ne personave që udhëtojmë nga Anglia kemi ardhur për të shërbyer për këto kauza të mira,”-deklaroi një tjetër notar i ardhur nga Anglia.

Organizatorët e këtij eventi ishin nga ‘Qendra Shqiptare e Kërkimeve Detare’ dhe specifikisht nga Auron Tare.

Ky është viti i pestë që e organizojmë këtë eveniment. Duhet të kalosh kanalin e Korfuzit me not si një lloj tributi për ato njerëz që nuk arritën ta bënin gjatë kohë së komunizmit,”-u shpreh Auron Tare.

Shumica e personave që tentonin ti iknin komunizmit me not vriteshin nga ushtria shqiptare, ndërsa të tjerë mbyteshin për shkak të motit të keq. Shqiptarja.com

Please follow and like us:
fb-share-icon