Këshilltarët e opozitës bllokojnë miratimin e Paketës Fiskale në Sarandë
Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak Sarandë kanë bllokuar miratimin e Paketës Fiskale, pas konstatimit të një takse që, sipas tyre, është në kundërshtim me ligjin. Konkretisht, bëhet fjalë për taksën e fjetjes në hotele, e cila, edhe vitin e kaluar, ka qenë më e lartë nga sa parashikohet në ligj.
Opozita ka kërkuar që kjo taksë të rishikohet dhe të përshtatet me kuadrin ligjor. Përfaqësuesit e drejtorisë juridike në bashki kanë shpjeguar se Paketa Fiskale nuk ka pësuar ndryshime krahasuar me një vit më parë dhe se miratimi i saj vitin e kaluar ka qenë në përputhje me ligjin.
Megjithatë, këshilltarët e opozitës insistuan për një pushim të mbledhjes, në mënyrë që taksa të ndryshohej dhe të përputhej me normat ligjore. Refuzimi i kësaj kërkese nga ana e bashkisë dhe këshilltarëve të mazhorancës solli një reagim të ashpër nga opozita, e cila braktisi mbledhjen. Si rezultat, për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja u mbyll pa miratimin e Paketës Fiskale
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
LIVE në Saranda Web – Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 27.11.2024