Christian Canacaris, CEO i Raiffeisen Bank në Shqipëri propozohet “Qytetar Nderi” i Sarandës. Projekt vendimi ishte paraqitur për miratim Këshillit Bashkiak Sarandë në mbledhjen e të Premtes, 27 Tetor, por u rrëzua.
Ditën e sotme ky vendim është futur përsëri në rend dite dhe është miratuar nga këshilltarët.
Christian Canacaris është aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Shqipëri. Ai e mban këtë pozicion që nga tetori i vitit 2010. Ai është një bankier me shumë përvojë, me shumë vite të kaluara në vendet e EQL dhe tregjet në zhvillim në pozicione Anëtare të Bordit. Ai ka një karrierë të gjatë në Thesar dhe Tregjet e Kapitalit.
Canacaris iu bashkua Raiffeisen Bank në prill 2004 si Anëtar Bordi për Thesarin, Bankën e Investimeve dhe Tregjet e Kapitalit. Nga shkurti 2010 deri në tetor 2015 ai ishte gjithashtu përgjegjës për Bankën e Korporatave në nivel Bordi.
Gjatë karrierës së tij të gjatë bankare, ai ka mbajtur pozicione drejtuese në RZB Krekova Bank, në Raiffeisen Bank Maribor Slovenia, Raiffeisen Bank Romania, Banka Kombëtare e Greqisë S.A në Bukuresht, Rumani, Banka Kombëtare e Greqisë S.A, Paris, Phoenix Bank, Paris, etj. .
Christian Canacaris është diplomuar në Universitetin e Parisit, Pantheon-Sorbonne, në degën Financë Evropiane dhe Enterprise. Ai gjithashtu ka një diplomë master në Ekonometri dhe Matematikë të Aplikuar dhe Statistikë dhe një MBA nga Manchester Business School.