Wednesday, January 18, 2023
spot_img

Kishte në makinë 1 bidon naftë, αrrεstohet 34-vjeçari, akuzohet për kontrabandë

Policia njofton se një 34-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Bllatë pasi tentoi të fuste brenda vendit një sasi nafte të dyshuar si të kontrabanduar.

Gjatë kontrollit në makinë tip “Audi Q7”, që 34-vjeçari me iniciale K.B., drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasinë e naftës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ai akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme. saranda news

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial