Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në kuader të procedimit penal Nr. 605 të vitit 2020, pas zbatimit të urdhërave të ndalimit, ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Sarandë caktimin e masës së sekuestros preventive në lidhje me pasuritë objekt hetimi, prej 10.230 m² të cilat dyshohet se jane regjistruar në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë mbi bazën e dokumentave të falsifikuara.
Zona ndodhet në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës, përbri lulishtes përpara Hotel Oasi.

Deri tani janë arrestuar Pandi Zhonga, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, juristja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Rovena Alikaj, noteri Aleko Anagnosti, dhe 3 biznesmenët Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, ndërsa në kërkim është shpallur ish drejtori i ASHK Sarandë Ardian Kola dhe 2 biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega.