Wednesday, May 15, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Kokainë në konteinerët me banane në 6 raste, arrestohet pronari i ‘Alba Exotic Fruit’

Është prangosur sot nga pronari i “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti. I janë kapur qindra kg kokainë në konteinerët me banane në 6 raste të ndryshme. Policia e Tiranës bën me dije se përmes operacionit “Rada” është prangosur nga uniformat blu të Komisariatit Nr. 6, administratori i firmës “Alba Exotic Fruit”.

Eduart Dauti u shpall në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

“Në kuadër të operacionit “Rada” të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, gjatë kontrolleve, në kontenierët e firmës “Alba Exotic Fruit”, në disa raste, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë”, ka njoftuar policia.

Kompanisë “Alba Exotic Fruit” i është gjetur kokainë në kontenierët me banane për herë të fundit më 12 tetor, k u kapën 10 kilogramë e 185 gramë lëndë. Në dy nga konteinerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, u gjetën 10 kilogramë e 185 gramë kokainë, e cila ishte fshehur në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë, një skemë e përdorur edhe më herët nga “Alba Exotic Fruit”.  Për këtë sasi droge të kapur sot është vënë në pranga administratori i ri i kësaj firme, Ermal Arapi. Ndërkohë që menaxheri i kompanisë Barjon Gumeni është në burg

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial