Komisioni i Rithemelimit thirrje demokratëve: Jemi opozita e vërtetë, bashkohuni!

Pas mbylljes së procesit të numërimit në 6 bashkitë, nëpërmjet një deklarate Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike falënderon me mirënjohje të thellë, të gjithë demokratët dhe anëtarët e koalicionit ‘ Shtëpia e Lirisë’ për mbështetjen e tyre të madhe në zgjedhjet e 6 Marsit.

Në këto zgjedhje, ne u përballëm jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me shtojcat e tij, që duan ta mbajnë Partinë Demokratike opozitë fasadë, peng të regjimit.

Gjithsesi, vota e popullit opozitar tregoi qartë se demokratët dhe opozita e vërtetë nuk mund të nënshtrohet dhe nuk mund të merren peng. Ajo është gati për t’u ringritur plot besim dhe shpresë.

Vota e qartë e 6 Marsit tregoi se demokratët nuk duan t’i shkojnë pas në greminë, një kllouni që pas 6 humbjesh deklaron se nuk ka humbur kurrë dhe që dlshmon se nuk do të arrijë të kalojë dot as pragun elektoral.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, opozita e vetme dhe e vërtetë:

I bën thirrje të gjithë anëtarve, mbështetësve, drejtuesve, deputetëve që janë në Partinë Demokratike për shkak të idealeve dhe jo të interesave, t’i bashkohen vullnetit të popullit opozitar për një Parti Demokratike të Rithemeluar më të bashkuar, më të fortë dhe më të bashkuar.

Please follow and like us:
fb-share-icon