Kompleksi Urbanistik Islamik Xhermëhallë, në Bashkinë e Delvinës do t’i nënshtrohet restaurimit.
Pas hartimit të projektit nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Vlorë dhe miratimit në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, shumë shpejt nisin punimet e mirëmbajtjes, restaurimit dhe konsolidimit në një tjetër monument kulture kat. I, i cili daton në shek. XVI.
Punimet do të shtrihen në hamam, tyrbe, rrënoja, duke ua kthyer ato komunitetit të zonës dhe turizmit kulturor.
Please follow and like us: