Konflikt me sende të forta në Metoq, Policia shpall në kërkim 3 të rinj. 15-vjeçari kapet me th!kë
Komisariati i Policisë Sarandë ka referuar materialet në Prokurori dhe ka shpallur në kërkim tre shtetas nga fshati Gjashtë: F. P., 21 vjeç, G. M., 19 vjeç dhe M. A., 20 vjeç. Këta persona dyshohen se, më 4 dhjetor 2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lavazh në fshatin Metoq, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. A., 19 vjeç. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, policia ka nisur procedim penal për një shtetas 15-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik të kryer pas një konflikti me një bashkëmoshatar, atij iu gjet një mjet i vogël prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.