Konflikti për motive të dobëta, 45-vjeçari dhunon bashkëshorten. Prangoset nga Policia

Komisariati i Policisë Sarandë bën të ditur se ka arrestuar një  45-vjeçar, banues në Sarandë, pas dyshimeve se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

 

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve familjare, dhe menjëherë pas raportimit të dhunës, forcat e rendit kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll situatën.

 

Policia ka nisur hetimet e mëtejshme për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa shtetas i arrestuar do të përballet me akuzat për dhunë në familje, një vepër e ndëshkueshme sipas ligjeve në fuqi.

Please follow and like us:
fb-share-icon