Konispoli dekada pa investime në energjinë elektrike, së shpejti nis peticioni

Nga Ing.Tanush Çaushi

Mjaftojnë pesë pika shiu dhe energjia elektrike ndërpritet në zonën e Konispol-it. Banorët e kësaj zone zhyten në një terr informativ, mediatik dhe detyrohen të ndërpresin gjithë aktivitetin e tyre dhe biznesin që ka lidhje me energjinë elektrike.

Jo rrallë herë “kolpot” e tensionit djegin pajisjet elektroshtëpiake dhe ato të biznesit duke shkaktuar dëme që nuk njihen si shpenzime.

Po të marrim parasysh që kjo zonë ka dhe një nevojë specifike për energji për agrikulturën kjo e bën këtë çështje më sensitive.

Janë dekada të tëra që nuk janë kryer investime në linjën elektrike dhe kabinat e transformatorët dhe infrastrukturën mbështetëse. Përveç të tjerash humbjet e transmetimit janë shumë të mëdha.

Mungesa e investimeve për energjinë elektrike në zonën e Konispol-it, kërkon reagim nga të gjithë dhe kërkesë zyrtare dhe peticion dhe veprime konkrete.

Kjo është në interesin e përbashkët të të gjithë zonës dhe banorëve pa dallim partiak. Duhet bashkim për këtë kauzë.

Së bashku me disa miq nga Konispoli në grupimin tonë “Miqtë e Konispolit” kemi vendosur të përgatisim një peticion online dhe nje planveprimi për këtë çështje dhe për tja dorëzuar institucioneve përkatëse.

Dhe këtu nuk po kërkojmë fajtorët pasi ata dihen, por zgjidhjen. Sepse dihet që asnjë qeveri nuk ka hedhur kokërr leku dhe OSHEE për këtë linjë.

Cila është zgjidhja? Të rrimë të presim?

Natyrisht që duhet ushtruar presioni i nevojshëm dhe fillimi është peticioni.

Please follow and like us:
fb-share-icon