Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Finiqit Romeo Çakuli, me rastin e marrjes së fundmi të detyrës së tij, ka zhvilluar dje një takim formal konstruktiv me Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokaster z. Dimitris Sacharidis.
Në kuadër të bashkëpunimit dhe informimit u diskutuan kryesisht çështje që kanë të bëjnë me Minoritetin Etnik Grek, censusin e ardhshëm, pronësinë, përthithjen e programeve evropiane me hallkë lidhëse trashëgiminë tonë të pasur kulturore.
Ne fokus të çështjeve aktuale ishte dhe ai që nga diskutantët u konsiderua si suksesi gjyqësor i kohëve të fundit për fshatin Kostar, ndërkohë që Romeo Çakuli nuk hezitoi të ngrinte nevojën imediate për mbështetje, për dhjetëra çështje te zhvatjes së pronave që janë në pritje.