KQZ merr vendimin: MEGA regjistrohet në zgjedhje me kryetar Kristo Kiço

kristo kiço prefekt
kristo kiço prefekt

KQZ merr vendimin: MEGA regjistrohet në zgjedhje me kryetar Kristo Kiço

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që vula e partisë MEGA t’i takojë Kristo Kiços, duke e njohur atë si kryetarin legjitim të kësaj force politike.

 

Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përplasjesh brenda partisë, pasi në zgjedhjet e mbajtura në nëntor 2024, Lefter Nika u zgjodhkryetar. Megjithatë, Kristo Kiço apeloi këtë rezultat dhe paraqiti dokumentacionin e nevojshëm në KQZ, e cila tani ka njohur zyrtarisht drejtimin e tij.

 

Vendimi i KQZ-së i jep fund paqartësisë ligjore mbi përfaqësimin e MEGA-s, një parti që luan një rol të rëndësishëm në politikën e minoritetit grek në Shqipëri. Pritet që ky zhvillim të ketë ndikim edhe në zgjedhjet e ardhshme, ku MEGA tashmë do të regjistrohet me Kristo Kiçon si kryetar zyrtar.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon