Kryeministri britanik mesazh popullit ukrainas: Jeni bërë frymëzim anembanë botës, Putin duhet të dështojë

Kryeministri Boris Johnson i drejtohet ukrainasve në Mbretërinë e Bashkuar 🇬🇧 dhe në Ukrainë 🇺🇦.

“Unë as nuk mund ta imagjinoj atë që po përjetoni tani, apo zemërimin dhe dëshpërimin. Duhet të ndiheni sikur gjithçka që njihni, dhe doni, po shkatërrohet në mënyrë të pashpjegueshme dhe brutale. Ajo që po ndodh në atdheun tuaj është dicka e neveritshme dhe ashtu si kushdo në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, unë jam i dëshpëruar për shkatërrimin dhe humbjen e jetës.

Të mërkurën deputetët britanikë u ngritën për të duartrokitur ambasadorin ukrainas dhe për të treguar se e gjithë Mbretëria e Bashkuar qëndron me popullin e Ukrainës dhe të gjithë ju po frymëzoni luftën kundër këtij agresioni.

Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’ju mbështetur dhe për të vendosur një mal presioni mbi Vladimir Putin-in. Ne po punojmë me më shumë se 25 aleatë dhe partnerë për të mbështetur ata që janë përfshirë në betejë, jo vetëm për të mbrojtur shtëpitë e tyre, por vetë lirinë dhe demokracinë.

Me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, ne kemi sjellë paketën më të madhe të sanksioneve globale të vendosura ndonjëherë ndaj Rusisë, dhe ne do të shkojmë më tej derisa ky agresion të ndalet.

Bota po ia kthen shpinën Putinit-it dhe regjimit të tij. Korporatat globale po ndërpresin lidhjet me Rusinë, pjesëmarrja në aktivitetet sportive po anulohet dhe kombet po mbajnë qëndrim njëri pas tjetrit.

Putin-i i ka bërë llogaritë shumë gabim. Bota e lirë është e bashkuar në vendosmërinë për t’i bërë ballë barbarisë së tij.

Qëndrimi dhe sfida e popullit ukrainas përballë kësaj të padrejte, si dhe sulmi i pajustifikuar, po frymëzon anembanë botës.

Unë kam folur pothuajse çdo ditë me Presidentin Vladimir Zelenskyy dhe mrekullohem me qetësinë, guximin dhe vendosmërinë e tij, ashtu si mrekullohem me heroizmin dhe vendosmërinë e popullit ukrainas. Dhe e di se sado kohë që të nevojitet, sado e mundimshme, Putin-i duhet të dështojë.
Mendimet tona janë me të gjithë Ukrainën dhe betejën e saj për liri.

VIDEO

🇬🇧 | Prime Minister Boris Johnson speaks directly to Ukrainians in the UK, and those in Ukraine 🇺🇦 and neighbouring countries.

I cannot even imagine what you’re living through right now, or the outrage and heartbreak. You must feel as everything you know, and love, is so inexplicably and brutally shattered. What’s happening in your Homeland is an abomination and like people across the UK, I am heartsick at the destruction and loss of life.

On Wednesday MPs in our House of Commons stood to applaud the Ukrainian Ambassador and to demonstrate that the whole of the UK stands, squarely, with the people of Ukraine and you’re all inspiring struggle against this aggression.

We’re doing everything we can to support you and to impose a mountain of pressure on Vladimir Putin. We are working with more than 25 allies and partners to support those engaged in the battle, not only to protect their homes, but freedom and democracy itself.

With the US and the European Union, we’ve brought in the biggest package of global sanctions ever imposed on Russia, and we will go further unless, and until this aggression stops.

The world is turning its back on Putin and his regime. Global corporations are severing ties with Russia participation in sporting events Is being cancelled and Nation After nation is taking a stand. The vice is tightening its grip And it will continue to tighten.

To those ukrainians here in the UK, who I know are desperately worried about family, and friends, I can tell you, we’re doing everything we can to help those fleeing the conflict.

If you are a Ukrainian in the UK, we’ve made it easier for you to bring over family members through the Ukrainian family Scheme. On Tuesday I announced there will be a new humanitarian sponsorship route and were matching the donations you make through the disasters emergency committee.

Putin has made a grave miscalculation. The free eorld is united in its resolve to stand up to his barbarism.

And the fortitude and defiance of the Ukrainian people in the face of this unjust. And unwarranted aggression is moving hearts around the world.

I’ve spoken almost every day to President Vladimir Zellenskyy, and I marveled at his bravery is calm, his sense of purpose, just as I marvel at the heroism and resolve of the Ukrainian people. And I know that however long it takes, however arduous, Putin must fail.

Our thoughts and our sympathies are with the whole of Ukraine and its battle for freedom.

Please follow and like us:
fb-share-icon