Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka vizituar sot kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, ku ka patur takim edhe me presidentin ukrainas Zelenski.
Në postimin në facebook Zelenski shkruan se Boris Johnson është një nga kundërshtarët më parimorë të pushtimit rus, një lider në presionin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe mbështetjen e mbrojtjes për Ukrainën.
Mirëseerdhe në Kiev, miku im! – shkruan presidenti ukrainas.
Kryeministri Boris Johnson tha se Britania e Madhe po përgatit një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake për Ukrainën si dëshmi e angazhimit të saj ndaj këtij vendi në luftën kundër fushatës barbare ruse.
Kryeministri Boris Johnson e shkruan këtë në Twitter pas takimit me presidentin ukrainas..