Katër persona janë arrestuar në Qerret pasi po kryenin punime në një ndërtesë trekatëshe pa lejen përkatëse nga bashkia. Shërbimet e komisariatit të Kavajës, në vijim të punës për evidentimin e rasteve të ndërtimeve pa leje dhe rasteve të paligjshmërisë zbuluan 1 rast në fshatin Qerret në Kavajë.
Bëhet fjalë sipas policisë për: R.K., 59 vjeç, banues në Maminaas, S.Ç., 49 vjeç, banues në Shijak dhe B.Ç. 41 vjeç, banues në Durrës.
Sakaq, ra në prangat e policisë edhe pronari i banesë ku po punohej, M.M., 64 vjeç, banues në Tiranë.
Policia vijon kontrollet për gjetjen e rasteve të tjera të paligjshmërisë, si dhe për krimet ndaj mjedisit, ndërsa materialet proceduriale për 4 shtetasit i janë kaluar Prokurorisë.