Jorgo Goro në emisionin Skaner

Jorgo Goro në Skaner

Jorgo Goro, kryetari i bashkisë Himarë, i ftuar në emisionin Skaner, nga gazetarja Shpresa Dine në Saranda Web

Jorgo Goro – Kush është

Jorgo Goro lindi në Himarë më 9.12.1965. Në vitin 1988 ai përfundoi Shkollën Ushtarake “Skënderbej” për Oficer. Nga 1988 në 1991 emërohet pedagog në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”, ndërsa nga 1991 në 2001 emigroi në Greqi.

Pas kthimit në Shqipëri, prej vitit 2001 në 2006 z. Goro drejtoi Albtelekom dega Himarë, ndërsa në 2003 u zgjodh prej Partisë Socialiste si kandidat për Kryetar Bashkie Himarë.

Në vitet 2004 – 2008 ai mbaron studimet e larta në degën “Menaxhim Biznesi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë. Nga 2012 e në vazhdidm kryen studimet Master në “Menaxhim Biznesi”, Universiteti “Marin Barleti”, Tiranë.

Prej 2008 – 2011 z. Goro drejtoi filialin e “Alpha Bank” Himarë, ndërsa prej 2011 e në vazhdim është zgjedhur dhe ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë Himarë.

Jorgo Goro – Premtimet elektorale

Premtimet elektorale të z.Jorgo Goro, Kryetari i Bashkisë Himarë (Qershor 2015)

– INFRASTRUKTURË DHE SHËRBIME

1. Do të rikonstruktohen të gjitha sheshet në të gjitha fshatrat e bregut, ku është në tenderim sheshi i fshatit Pilur, duke vazhduar me të gjitha sheshet e fshatrave të bregut, si Palasa, Dhërmiu, Gjileka, Borshi, Lukova, Piqerasi, Shën Vasili, por edhe Fterra e Corraj, edhe për fshatrat e lumit të Vlorës;

2. Do të hartohet Plani i Zhvillimit të gjithë zonës së bashkisë;

3. Do të sigurohet ujë i pijshëm 24 orë në të gjithë zonën e bashkisë;

4. Do të rikonstruktohen qendrat e njësive administrative që i janë bashkuar bashkisë;

5. Brenda mandatit tim 4–vjeçar çdo rrugë e brendshme e çdo qëndre të banuar do të jetë e shtruar dhe e sistemuar me trotuare;

6. Do të kryhet rehabilitimi i shtëpive karakteristike për të zhvillluar edhe turizmin familjar

7. Do të shtrohen të gjitha rrugët lidhëse me rrugët nacionale

8. Do të kryhen projekte të përpunimit të ujërave të zeza në Himarë dhe në çdo fshat të bregdetit

9. Do të kryhet, në bashkëpunim me qeverinë qendrore, menaxhimi i pronave dhe dhënia e titujve të pronësisë qytetarëve të bregdetit

10. Do të vendoser pranë bashkisë Zyra e Regjistrimit të Pronave

11. Do të ofrohet, gjatë sezonit turiztik, shërbim mjekësor 24 orë në 7 ditë të javës; Do të jenë qendra të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore

12. Do të kryhen investime në hotelerinë elitare

13. Do të ndërtohet një Kabinet Dentar në Himarë, i cili do t’i shërbejë banorëve të Himarës për të pasur edhe këtë shërbim mjekësor të munguar

14. Në vijën bregdetare nga Llogaraja deri në kufi me qytetin e Sarandës do të kryhen ndërhyrje të vogla kryesisht në mirëmbajtje apo edhe në sinjalistikë.

Premtimet e Jorgo Goro – ARSIM/KULTURË/SPORT

1. Do të kryhet mbështetje për aktivitete rinore kulturore dhe artistike, nxitja e të gjitha sporteve;

2. Do të përgjidhet si projekt i vitit një projekt rinor

3. Do të ngrihet një Akademi Profesionale dhe një Istituti Kulinarie

4. Do të ngrihen Qendra Rinore në çdo ish-komunë

5. Do të organizohen Kampe Verore në bregdet

– MJEDIS/TURIZËM

1. Do të mbështetet ndërtimi i resorteve turistike dhe hotelerive cilësore

2. Do të Zhvillohet një turizëm për gjatë gjithë vitit për këtë arsye do të bëhen bashkëpunime me agjensitë turistike vendase dhe të huaja, si dhe do kryhet promovimi i turizmit

3. Do të organizohen panaire dhe do të ketë pjesëmarrje në panairet ndërkombëtare

4. Do të rikonstruktohet trashëgimia kulturore

5. Do të hartohen Guida dhe Info Point në çdo plazh

6. Do të vendoset një linjë publike urbane lidhëse mesplazheve

7. Do të zhvillohen plazhet publike

8. Do të krijohet një port funksional për mjetet lundruese turistike

9. Do të krijohen 3 pista fluturimi, 3 stacione biçikletash, 3 parkingje rally

10. Do të zhvillohet agro-turizmi

11. Do të investohet në kanalet vaditëse dhe kulluese, sidomos në zonën e lumit të Vlorës

12. Do të zbatohet projekti “Spitali Mobile”, i cili do të mbështetet nga disa ambasada të huaja posaçërisht për turistët gjatë sezonit të verës

13. Do të ketë hartohet një guidë informuese për asistencën mjekësore, e cila do të ndihmojë turistët kudo ku ata do ndodhen

14. Do të ndertohet zona lungomare dhe pedonale e dedikuar për turistët

– BUJQËSI

1. Do të sigurohet uji për vaditje në territorin e bashkisë;

2. Do të nxiten produktet organike dhe blegtoria natyrale, duke e drejtuar prodhimin blegtoral dhe bujqësor drejt disa kulturave të veçanta, të cilat do t’i drejtojnë bujqit dhe blegtorët se çfarë ata duhet të mbjellin apo të rrisin për të qenë konkurrues në treg;

– TRANSPARENCA

1. Në qendrat e fshatrave do të ndërtohen Zyra Multifunksionale Shërbimi. Në këto zyra banorët e Bashkisë Himarë do të kenë si informacion dhe shërbim dhe do të mund të kryejnë pagesa të ndryshme.

– SHËRBIMET SOCIALE

1. Do të ngrihet një “Shtëpi Trajtimi” për moshën e tretë;

2. Do të ndërtohet një “Shtëpi për Fëmijët” në breg të detit.

Premtimet e Jorgo Goros – EKONOMI DHE PUNËSIM

1. Do të hapen vende të reja pune Kemi një projekt atraktiv për të nga krijimi i “Shtëpisë së Trajtimit” për moshën e tretë

2. Do të happen vende të reja pune nga ndritja e një “Shtëpie për Fëmijët” në breg të detit

3. Do të hapen vende të reja pune nga krijimi i Qendrave Rinore në çdo ish-komunë

4. Në tokat që janë të lira, do të ndihmohet procesi që t’i jepet me “1 euro” për ndërtimin e resorteve të ndryshme, të cilat sjellin në Himarë më shumë turistë, krijojnë më shumë vende pune dhe natyrisht më shumë zhvillim.

Ndiqni intervistën e Jorgo Goros

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon