Ksamil/ Hidhte baste me celular, arrestohet nga Policia

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasin K. B., 37 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e lotarive të palejuara me anë të aparatit celular.

Materiale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon