KSAMIL – NDAHET NGA JETA EDMOND PODA

KSAMIL - NDAHET NGA JETA EDMOND PODA

🖤 Njoftim i trishtë – Ndahet nga jeta Edmond Sefedin Poda

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të parakohshme të Edmond Sefedin Podës, i lindur më 5 gusht 1963 në Korçë dhe banues në Ksamil prej vitit 1972.

 

 

Një familjar i përkushtuar, baba i dy fëmijëve dhe gjysh i dy nipërve, Edmondi ishte një njeri i respektuar dhe punëtor shembullor. Me përkushtim, mund e djersë, ai arriti të ndërtonte disa biznese në Ksamil, duke lënë gjurmë në komunitet si njeri i ndershëm dhe punëtor.

 

Fatkeqësisht, një sëmundje e papritur i ndërpreu jetën në mes, sot më 17 qershor 2025, duke tronditur familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e njihnin.

 

Pritjet për homazhe mbahen në Ksamil, te ambienti “Sheqer Pikante Ksamil”, pranë liqenit, Pallavraq.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër, më 18 qershor, në orën 13:00.

 

Ngushëllime të sinqerta familjes Poda dhe të gjithë të afërmve.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij! 🕯️

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon