SARANDA NEWS

spot_img

Ksamil, një 14-vjeçare rrëzohet nga jetski, transportohet në Tiranë

Një 14-vjeçare është rrëzuar nga jet ski në Ksamil.

 

14-vjeçarja ishte me vëllanë në jetski, ku është rrëzuar dhe plagosur rëndë.

 

Ajo është transportuar drejt spitalit të traumës nëTiranë.

 

NJOFTIMI I POLICISË

 

Sot, në Ksamil, shtetasi G. Gj., 20 vjeç, duke lundruar me një mjet lundrues Jet Ski së bashku me motrën e tij 14-vjeçare, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur e dëmtuar shtetasja e mitur.

14-vjeçarja do të dërgohet për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial