Një polak ka përfunduar me ambulancë në spitalin e Sarandës me dëmtime në fytyrë.
Shkak ka qenë një sherr në një nga plazhet e Ksamilit.
Pas ngjarjes Policia ka njoftuar se ka proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas, banues në Fier.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 36 vjeç dhe E. C., 43 vjeç, të dy banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Ksamil, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin polak S. A., 44 vjeç.
Please follow and like us: