Ksamil: Policia heq platformat dhe i lë pranë plazheve duke rrezikuar pushuesit
Një situatë alarmante po zhvillohet në plazhet e Ksamilit, ku qytetarët kanë raportuar një problem serioz që kërcënon sigurinë e pushuesve.
Sipas informacioneve të marra nga banorët dhe turistët, ditën e djeshme, policia kufitare dhe ajo ushtarake kanë zbatuar një urdhër për heqjen dhe sekuestrimin e platformave (pedanave) të vendosura pranë plazheve të Ksamilit. Këto platforma janë përdorur nga pushuesit për të lehtësuar aksesin në det.
Ndërsa ndërhyrja për largimin e këtyre strukturave është kryer, platformat janë lënë në një gjendje të pasigurt dhe të pa lidhura, duke krijuar një rrezik të madh për jetën e njerëzve që frekuentojnë këto plazhe. Sipas raportimeve, policia kufitare ka vendosur një pikë bllokimi në vendin e paraqitur në pamjet filmike, por nuk ka marrë masat e nevojshme për sigurimin e platformave.
Qytetarët kanë telefonuar disa herë si policinë kufitare ashtu edhe atë bashkiake për të gjetur një zgjidhje, por janë përballur me një situatë konfuze, ku secila palë pretendon se përgjegjësia i përket palës tjetër. Në këto kushte, pushuesit dhe banorët ndihen të pafuqishëm dhe të rrezikuar, duke mos ditur se çfarë hapash të ndërmarrin për të siguruar jetën e tyre dhe të afërmve të tyre.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb