Ksamili vijon pa energji elektrike, ndërprerja prej orës 10 të paradites

Qyteza turistike e Ksamilit është pa energji elektrike.

Energjia elektrike është ndërprerë prej orës 10 të paradites së sotme, ndërsa nga ana e OSHEE është thënë se ndërprerja ka ardhur për shkak të një avarie në sistemin e shpërndarjes.

Gjatë ditëve të fundit nga ana e banortëve të Ksamilit ka patur ankesa për ndërprerje të shpeshta dhe të gjata të energjisë elektrike.

Please follow and like us:
fb-share-icon