SARANDA NEWS

spot_img

Ku avulloi tenderi 85 milionësh për sinjalistikën vertikale dhe horizontale në rrugët e qytetit?

Më datë 2 Qershor 2022 Bashkia Sarandë shpalli tenderin për Sinjalistika horizontale, vertikale me një vlerë prej 7.083.333 Lekë pa tvsh ose 85 milionë lekë të vjetra.
Më datë 15 Qershor, Bashkia Sarandë njoftoi se fituesi i tenderit u shpall kompania “Signs & Road Safety Solutions” SH.P.K dhe Kohezgjatja e kontratës për kryerjen e punimeve ishte 15 ditë.

Më 30 Qershor, me anë të një publikimi në facebook Bashkia Sarandë njoftonte se tashmë punimet për sinjalistikën kishin filluar. Ajo që u pa ishte se bëhej fjalë vetëm për disa vijëzime në aksin rrugor nga Metoqi deri te Rrapi dhe vijëzime për kalimtarët në disa kryqëzime rreth qendrës së qytetit. Askund tjetër nuk u vendos sinjalistikë, as vertikale dhe as horizontale.

Megjithëse data shënon 4 Gusht dhe punimet e firmës duhet të përfundonin brenda 15 ditëve nga fillimi i punimeve, nga një vëzhgim i kryer në qytet, konstatohet se në shumicën e rrugëve nuk janë kryer punime, madje nuk janë bërë as vijat për kalimtarët nëpër kryqëzimet kryesore.

Nga ana e Bashkisë Sarandë cdo fillim sezoni turistik janë zhvilluar tendera në vlera edhe më të vogla se tenderi i vitit 2022, por përtej problemeve që kanë patur këto tendera (3 nga 5 tenderat janë vlerësuar me flamur të kuq) është bërë edhe punë, por tenderi 85 milionësh i këtij viti duket sikur avulloi…

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial