Wednesday, March 13, 2024
spot_img

La sobën e druve ndezur gjatë natës, merr flakë shtëpia, ndërron jetë 82-vjeçari

Një 82-vjeçar ka humbur jetën pas mesnate në Kukës. Shkak i humbjes së jetës dyshohet se është bërë asfiksia, pasi banesa në të cilën jetonte 82-vjeçari është përshirë nga flakët

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ku flakët përpinë shtëpinë e për pasojë 82-vjeçari Shefik Krasniqi nuk mundi të dalë nga shtëpia. 82-vjeçari jetonte i vetëm.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë nga soba e druve, e cila ka qenë gjatë gjithë natës e ndezur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial