SARANDA NEWS

spot_img

LAJMI i FUNDIT: Kapet autori i vrasjes me thikë, ishte fshehur në një garazh

Kapet autori i vrasjes me thikë, ishte fshehur në një garazh.

Një sherr për vendparkimin e makinës ka lënë sot pas një viktimë në qytetin e Sarandës. Klodian Bakia, 41 vjeç, kishte parkuar përpara një hoteli në Sarandë dhe kamerieri i ka kërkuar që të heqë makinën nga aty. Parkimi i makinës është bërë shkak për fillimin e një konflikti mes 41-vjeçarit dhe kamerierit të hotelit, Xhanelo Tarja, 24 vjeç.

Në debat e sipër, 24-vjeçari është futur brenda në hotel, ka marrë thikën dhe ka qëlluar në zemër 41-vjeçarin. Bakia nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Sarandës.

Ndërkohë, 24-vjeçari pasi ka goditur me thikë Bakinë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim. Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial