Lajmi i fundit / Kryetari i Bashkisë paditet në SPAK për tenderin 471 mln lekë

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për tenderin fiktiv prej 471 milionë lekësh në rrugën ‘Xhon Belushi’ në zonën e ‘Freskut’. Deputetja Albana Vokshi akuzoi Erion Veliajn se ka kryer shkelje të rënda ligjore, pasi kjo rrugë po shtrohej ende pa u shpallur fituesi i tenderit dhe punimet po bëheshin me makineritë e bashkisë.

Sa i takon anulimit të këtij tenderi, pasi Erion Veliaj u kap në flagrancë, nga selia blu deputetja Vokshi denoncoi ndërhyrjet e paprecedenta të kryebashkiakut të Tiranës.

Mbrëmjen e 6 janarit, kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi denoncoi këtë tender korruptiv, duke theksuar se 471 milionë lekë do t’i jepeshin një klienti të Veliajt, i cili më pas do të blinte votat për zgjedhjet e 14 majit në Bashkinë e Tiranës.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon