Një lajm i mirë vjen sot nga Ministria e Shëndetësisë ku gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm.
Në 24 orët e fundit janë kryer 852 testime ku janë konfirmuar 134 të prekur me COVID-19 dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon:
61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.
Please follow and like us: