LAMTUMIRA E FUNDIT i jepet nesër në 11:00, familja pret ngushëllime te lokal “Bebri” në Limion

Pas ndarjes nga jeta të trajnerit Odisea Çipa, familja pret ngushime pranë funeral Bebri, te Varrezat e qytetit në Limion, ndërsa Lamtumira e fundit do t’i jepet nesër në orën 11:00

Trajneri Odisea Çipa, i cili drejtonte ekipin e futbollit Butrinti këtë sezon, ka humbur jetën pas arresti kardiak.

Në përkujtim të jetës dhe aktivitetit të trajneri të ekipit, po sjellim një intervistë të tij disa vite më parë për emisionin Personazh në Saranda Web

Trajneri i ekipit të futbollit ‘Butrinti’ të Sarandës, është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare. Mësohet se shkak është bërë një arrest kardiat gjatë orëve të para të mëngjesit,. Ai ishte ndjerë keq të dielën në ndeshjen kundër Memaliajt dhe ishte transportuar në spital me ambulancë, por më pas ishte rikthyer përsëri për të vazhduar drejtimin e ekipit.

Çipa mori drejtimin e Butrintit gjatë muajit gusht të vitit 2022. Gjatë karrierës së tij si futbollist, Çipa ka luajtur me skuadrën sarandiote, por edhe me ekipin e Korfuzit. Butrinti ndodhet aktualisht në kategorinë e dytë të futbollit në Shqipëri.

Please follow and like us:
fb-share-icon