Legjenda e bisturisë që në 97-n operoi me granatë mbi kokë – Një shembull i Mjekësisë

Legjenda e bisturise që në ’97-n operoi me granatë mbi kokë! Shkëputur nga libri “Njerëz si ata” i shkrimtarit Panajot Boli.

DJALIN E DRUAJTUR nga Livadhjaja do ta hutonte fillimisht kryegyteti, Tirana. Duke ngjitur shkallet e Fakultetit te Mjekesise, mendonte për sfidat qè e prisnin si mjek. Peshë të rënde kish mbi supe.
Kishte te bënte me jetën e njerëzve. I dukej ëndërr tek levizte auditoreve. Kishte marrë me vete urimet e bashkefshatarève e te dashurve te tij, miqve. A do t’ua shperblente besimin, shpresën si doktori i tyre?


Keto do ta mundonin studentin minoritar Dhimiter Xhaferi që niste udhen e bukur, por te veshtire te
profesionit human te mjekut. Duhej pasion dhe studim kembengules. Keto nuk i mungonin Dhimitrit. Hutimit, druajtjes sè parè te njè djali nga periferia, qè gjuhën shqipe s’e kishte perfeksionuar aq mire, do t’ia zinte vendin etja pèr dije, pasioni per mjekësine. Në shpirtin e tij filluan te gjallonin endrra te guximshme.


Adhurimi per duart e arta nē kirurgji të profesorève te tij Petro Cani, Besim Elezi, Luter Kreshpa e vuri ne mendime per te zgjedhur rrugèn e tij ne mjekësi.
Ishte nje dege e veshtire qe donte mjeshteri, durim, dije, guxim, perqendrim maksimal, gjakftohtësi. Ai iu fut kesaj endrre te guximshme. Krah dhe guxim i dhane, ne praktikat qe beri ne spitalin e Korçes,
kryekirurgu dr. Sotir Polena dhe ndihmesi i tij dr. Leonidha Ikonomi, qe i besuan bisturine e parë te pacienti. Pasioni, puna kembengulese, duke mos iu ndarë për asnje çast literatures bashkekohore mjekesore, do ta benin Miçon nje kirurg te talentuar kudo ku punoi gjate rrugètimit te tij. Figura e tij si mjek njeh ngjitje dhe pjekuri profesionale. Githmonè i pakenaqur nga vetja. Dora e tij tani duhet te beje mrekulli, mendja t’i punoje shpeit, te kalisë durimin dhe gjakftohtësine. Shpejt do te fitoje emer, do te fitoje simpatine dhe besimin e njerezve. Shfaqja e tij para salles sē operacionit u sillte besim, kuraje pacientève dhe te afermve te tyre. Rrugetimi eshte i mbushur me punë të palodhur, punë shkencore, persosje të vazhdueshme si mjeshter kirurg, halle, mundime, herë pa gjume, ishte i lidhur shpirterisht me dhembjet, shqetèsimet, gëzimet e pacientève dhe të afèrmit e tyre. Miço i pagjumi, Miço duararti, Miço kirurgu i talentuar, Miço humani. I ka thenè tè giitha Lluka Hegimi ne librin “Dr. Dhimiter Xhaferi, kirurgu i Jugut – mjeshter i madh”.

Rrugëtimi i tij i vështire, me pasionin për shkencën e kirurgjisë, do t’i sjelle tituj shkencore, do t’i sjelle pergiegjèsi ne poste drejtuese tè spitaleve, do t’i sjellè tituj e dekorata mirënjohjeje e vleresim te larte nga dikasteret mjekësore dhe të pushtetit. Por titullin me te madh ia dha populli,] njerëzit e thjeshte. Eshte titulli me i bukur per Miçon.


‘Mjeku yne’, ‘kirurgu yne i Sarandes’. Nga pafundësia e episodeve te punès te Dhimiter Xhaferit une do tè sjell vetem nje.
..Ishte viti ’97, viti i trazirave, i marrèzisè, i kallashnikovit dhe i bandave. Saranda, e tronditur gjer ne palce. Kirurgu Dhimiter Xhaferi, i shqetèsuar per jetèn e njerëzve qe beheshin pre e plumbave…
Nuk i shkoi në mendje te largohej ne këto momente te vështira për gytetin. Njerëzit ia kishin nevojën.
Marrezia qe bridhte rrugève me kallashnikov, vriste e plagoste njerëzit. Dhimitri duhej te ishte pranë tyre. Nje darke vone ne portën e tij ne katin e tretë u degjuan trokitje te forta. Doli siç ishte me pantofla e pizhame. Dy njerez qëndronin me kallashnikov dhe granata ne duar


-Shpejt, doktor, po na vdes njeriu yne. O e shpëton o te vrame!
Doktor Dhimitri ishte mesuar me situata tè tilla.
Nuk mendoi te kthehet prapa. Sic ishte me pizhame e pantofla, drejt spitalit, duke vrapuar pas atyre dy vetave ge e kercenonin me arme… Rruge te frikshme te qytetit, te erreta dhe spitali ne gjendje tè mjeruar.
Nje njeri i shtrire ne korridor, i plagosur ne gjendje te rende. Doktor Miçoja i drejton ne sallën e operacionit, e cila ishte katandisur si mos me keq. Duhej bere puna shpejt me ato mjete te pakta dhe bisturi. Rëndësi kishte te shpëtonte njeriun. S’kishte kohe per analiza dhe shkaktare. Nje llambe me drite te pamjaftueshme mbi koken e te plagosurit ia veshtiresonte punen shume miekut. Por mbi koke i rrinin edhe dy personat qe shogeruan te plagosurin dhe qè mbanin granata ne duar, gati per t’ i hedhur. Ata afroheshin qe te shikonin me nga prane dhe shpesh ia zinin driten doktorit.

Me qetesine me te madhe, Dhimitri u thoshte:

Ju lutem, pak majtas… me pengoni.
Ata harronin e afroheshin persèri dhe hija e granatave pengonte kirurgun. Perseri ai u lutej:

Ju lutem, pak majtas…
Dhe doktori ia doli me sukses. Duke marre fryme i gete, po kthehej ne shtepi me pantofla e pizhame.
Kishte shpëtuar njè njeri. Ndofta nata mund t’i sillte rast tjeter… Ate nuk e zinte gjumi.

Please follow and like us:
fb-share-icon