Leje Ndërtimi në Krorëz: Çfarë pritet të ndërtohet në këtë zonë të virgjër?

LEJE NDËRTIMI KRORËZ

Leje Ndërtimi në Krorëz: Çfarë pritet të ndërtohet në këtë zonë të virgjër?

 

Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit (KKRRT) ka miratuar Lejen e Zhvillimit për objektin me emrin “Krorëz”, i cili ndodhet në territorin e Bashkisë Himarë. Subjekti zhvillues i projektit është shoqëria “Invest Society” sh.p.k. Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të plota për projektin, ndaj mbetet e paqartë çfarë do të ndërtohet.

 

LEJE NDËRTIMI KRORËZ

 

Plazhi i Krorëzës njihet për natyrën e tij të paprekur dhe aksesin e kufizuar, i cili ka tërhequr vizitorë që udhëtonin me varka ose përmes një shtegu të gjatë ecjeje prej 1 ore e 30 minutash.

 

Në një njoftim të mëparshëm, më 24 gusht, Policia e Shtetit bëri të ditur se, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, Komisariati i Policisë Himarë kishte ndërmarrë kontrolle për të liruar hapësirat publike në vijën bregdetare në plazhin e Krorëzës. Policia njoftoi se hapësirat publike në këtë zonë tashmë janë të liruara, duke ngjallur habi dhe ilaritet, pasi aksioni zhvillohej në fund të sezonit veror. 

 

Më 4 mars 2019, Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS) refuzoi kërkesën për përfshirjen e projektit investues “Krorëz Park Resort” në statusin “Investim Strategjik”. Kërkesa, e paraqitur nga subjekti South Coast Development sh.p.k., u refuzua për mungesë të burimeve dhe kapaciteteve financiare të nevojshme.

 

Miratimi i këtij projekti ka ngjallur kuriozitet dhe pritshmëri, pasi Krorëza është një ndër perlat e bregdetit shqiptar. Opinioni publik po pret të shohë se si do të ndikojë ky zhvillim në një nga zonat më të izoluara dhe të paprekura të Rivierës Shqiptare.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

 

Please follow and like us:
fb-share-icon