Leonidha Papas premton zgjidhjen e problemit të banesave të 15 familjeve në Çlirim

15 familje që banojnë në fshatin SMT banojnë në një pallat që përballet me shumë probleme konstruktive.

Familjaret dhe kryeplaku Zaim Bega janë ankuar shumë herë tek autoritetet lokale dhe qendrore për problemin me të cilin po përballen, por askush nuk u përgjigj.

Pallati katërkatësh është ndërtuar në vitin 1995 nga Enti Kombëtar i Banesave.

Ditën e sotme banorët e kësaj pallati u vizituan nga kandidati për kryebashkiak Leonidha Papas, i cili me cilësinë edhe te inxhinierit të ndërtimit konfirmoi problemin dhe premtoi zgjidhjen.

Please follow and like us:
fb-share-icon