Lideri çeçen thirrje Putinit: Çfarë pret, përdori armët bërthamore në Ukrainë

Ramzan Kadyrov, kreu i rajonit rus të Çeçenisë,  deklaroi se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e një arme bërthamore me rendiment të ulët në Ukrainë, mes ndryshimeve të reja në fushën e betejës.

Në një mesazh në Telegram duke kritikuar komandantët rusë për braktisjen e qytetit lindor të Ukrainës Lyman të shtunën, Kadyrov shkroi:

“Sipas mendimit tim personal, duhet të merren masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin të armëve bërthamore me rendiment të ulët.”

Kjo deklaratë vjen një një ditë pasi Presidenti Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës. Aleatët e tjerë të lartë të Putinit, duke përfshirë ish-presidentin Dmitry Medvedev, kanë sugjeruar se Rusia mund të ketë nevojë të përdorë armët bërthamore, por thirrja e ‘rrezikshme’ e Kadyrov ishte “më urgjente dhe më e qartë”.

Please follow and like us:
fb-share-icon