Ballina Lajme Saranda News Aktualitet Makina përplaset me autobusin dhe shpërthen në flakë! 6 të plagosur, 2...

Makina përplaset me autobusin dhe shpërthen në flakë! 6 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Prrenjas. Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një autobus, ndërsa 6 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas. Autobusi i cili drejtohej nga 51-vjeçari I. A., është përplasur me makinën tip ‘Benz’, e cila drejtohej nga 28-vjeçari I. M. Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i ‘Benzit’ dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të. Dy prej të plagosurve janë  në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore te specializuar.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial