Manjola Nikollo: Konfliktet e krijuara nga deputetja Ina Zhupa më mbyllën derën e PD Sarandë – VIDEO

Manjola Nikollo: Konfliktet e krijuara nga deputetja Ina Zhupa më mbyllën derën e Partisë Demokratike

 

Në një intervistë, Manjola Nikollo ka shpjeguar arsyet që e detyruan të pranonte funksionin e nënkryetares në Bashkinë e Sarandës.

 

 

Ajo tregon se pas kandidimit në primare për kandidate për deputete, nisën konfliktet me deputeten Ina Zhupa, e cila – sipas Nikollos – përdori funksionin e saj për të ndikuar te anëtarësia, madje edhe për të manipuluar procesin e votimit. “Në kutinë e Konispolit dolën 20 vota më shumë se numri i votuesve,” – shprehet ajo. “Pas atij momenti u detyrova të jepja dorëheqjen.”

 

Nikollo shton se më pas u largua nga çdo funksion në parti dhe madje u hoq edhe nga grupi i WhatsApp-it të strukturës. “Nuk u ftova në asnjë takim të PD Sarandë, as gjatë fushatës dhe as pas saj,” – tregon ajo.

 

Sipas saj, vendimi për t’u bërë pjesë e Bashkisë Sarandë nuk ka asnjë prapavijë politike:
“Unë shkoj në bashki si demokrate, për të dhënë kontributin tim për qytetarët dhe për qytetin” – thotë Manjola Nikollo

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon